text
stringlengths
0
79.4k
Sipas tij ai është ndikuar nga presionet potlitike dhe kërcënimet.
“Është i njëjti sistem si i Kavajës, i njëjti sistem funksionon si ajo që njihet pema e thatë në Ksamil deri në Valbonë. Ajo që shoh me skepticizëm është a ka policia dhe prokuroria që kapacitet për të zbardhur këtë batërdi.
Policia e nisi pikërisht me tokat në bregdet, sepse aty nuk ka mundësi që të tjetërsohen pronat pa korruptim të zyrtarëve dhe pa mbështetje politike. Ata kanë falsifikuar edhe atje ku ka pasur pronarë realë që e kanë marrë tokën me vendim gjykate. Ka pasur një 5 ditësh që ka bërë që prokuroria të shohë këtë katrahura. Brenda 5 ditëve është bërë përcjellja dhe firmosja e këtyre dokumenteve që janë shitur brenda 5 ditësh disa herë.
Zyra e hipotekës para se të jepte hipotekën, ka marrë bashkinë për të vërtetuar a është kjo tokë pastaj është shitur. Çështja në fillim u ngrit për falsifikim dokumentash. Gjëja që bën përshtypje është koordinimi I zyrave të hipotekës dhe zyrave të bashkisë” tha Hoxha.
“Gjykatësi është kërcënuar, është mbajtur nën presion. Gjyqtari në vend që të kërkonte ndihmë që të mbrohej dhe ka marrë vendimin që do ti lërë në arrest shtëpie dhe ju ka çuar policin ke dera. E ka policia kriminale që ai është kërcënuar,” tha Hoxha. /albeu.com/
Gjithë magjia e saj e ka një sekret, zbuloni kuptimin e emrit Oriola - UlpianaPress
Jo më kot ajo është një nga femrat më të komentuara dhe që prej daljes së parë ajo ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Në një prej postimeve të fundit ajo ka bërë ca kërkime dhe ka gjetur kuptimin e emrit të saj.
Oriola është një emër me origjinë latine dhe kuptimi i emrit të saj është ‘e florinjtë’ . /Gazeta Express/
Me rastin e festës së Kurban Bajramit presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka u ka uruar fat futbollistëve të tij në ndeshjen me Serbinë.
“Uroj të gjithë komunitetin e futbollit Gëzuar Bajramin. Dhe të kemi sa më shumë fat kudër Serbisë”, uron kreu i FSHF. Të gjithë presin me kërshëri ndeshjen e madhe të 8 tetorit në Elbasan Arena ku kombëtarja jonë do të luajë kundër Serbisë.
Më shumë në këtë kategori: « Skaner banorëve, policia “u vë drynin” pallateve te stadiumi -Elbasan Arena-
Atentati me armë zjarri në Kinostudio, ja kush është personi që mbeti i plagosur - Albeu.com
08:38 - Kujdes, mos e bleni këtë qumësht pluhur në Kosovë
08:26 - Mësoni nëse do të vazhdojnë rreshjet në Kosovë
Atentati me armë zjarri në Kinostudio, ja kush është personi që mbeti i plagosur
Të shtëna me armë zjarri në Kinostudio, plagoset i riu
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur, sot, rreth orës 20:20 në Kinostudio, Tiranë.
Mësohet se dy shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në krah shtetasin Eduard Duka, i cili është dërguar menjëherë drejt QSUT-së dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ka qenë një makinë në lëvizje nga e cila u qëllua drejt një lokali në zonë, ku ishte i plagosuri.
Mësohet se Duka është qëlluar me armë zjarri të kalibrit të vogël.
Duka rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe është ish-i dënuar në Itali.
Paraprakisht thuhet se atij i kanë bërë atentat. Rrethanat priten të sqarohen në vijim.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Mëso të shkruash duke u zbavitur - 250 Lekë - Grepi.al - Blini te sigurte ne internet
Mëso të shkruash duke u zbavitur
Futbolli në Shqipëri ndiqet në përgjithësi nga Meshkujt, të cilët edhe në stadiume nurmi i tyre është në disabalancë me femrat.
Por kur flasim pë kombëtaren ndryshon situata. Kombëtarja ndiqet shumë edhe nga femrat të cilat e ndjekin edhe stadium.
Vendi ynë merr pjesë për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit COTTM 2015 që organizohet nga data 14-16 Prill në Pekin.
Nën organizimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT), stenda shqiptare përfaqësohet edhe me 4 tour operator dhe agjenci turistike private ( Key Tours Albania, Albtours D, Intours Albania dhe ATHS). Vetëm në ditën e parë të këtij panairi ku marrin pjesë më shumë se 4000 vizitorë profesionale dhe tour operator jo vetëm nga Pekini, janë zhvilluar takime të shumta biznesi dhe është bërë e mundur prezantimi i paketës turistike që ofron Shqipëria për një treg i cili nga viti në vit po rritet me ritme të shpejta. Në vitin 2014 ishin 107 milion turistë kinez të cilët zgjodhën të vizitojnë vende të ndryshme anembanë botës, me një rritje prej afërsisht 20%, çka tregon se sa treg potencial dhe me mundësi reale për thithjen e turistëve nga ky vend.
Drejtoresha e ATK, Julinda Dhame , po përfiton nga rasti të zhvillojë kontakte me median kineze për të mundësuar që informacioni turistik të jetë në dispozicion për turistët kinez edhe në gjuhën e tyre. Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me ambasadën tonë në Pekin që të organizohet një udhëtim familjarizues në Shqipëri me afersisht 15 gazetarë të mediave kineze në muajin maj ose qershor. Interesant është fakti që stenda jonë në këtë panair po vizitohet edhe nga shqiptarë të shumtë që jetojnë dhe studiojnë në Pekin.
Më shumë në këtë kategori: « Kori gjerman këndon “Po vijnë krushqit maleve”, vërshojnë komentet në rrjetet sociale (Video)
Mis Universi i ri, Demi-Leigh Nel-Peters nga Afrika e Jugut, ka qenë në qendër të polemikave pas marrjes së çmimit. Shtypi i Afrikës së Jugut e kujton atë duke vënë në dukje se shumë prej tyre e kanë akuzuar për raciste. Ajo ka veshur doreza gjatë shpërndarjes së ushqimit tek fëmijët me sëmundjen HIV. Ajo u mbrojt duke thënë në një deklaratë se të gjithë vullnetarët në atë kuzhinë bartin doreza sepse kjo është gjëja e duhur që duhet bërë kur i pregatit ushqimin fëmijeve dhe kur i ushqen ato. Pas fitores së saj në Miss Universe, Nel-Peters tha ndër të tjera se -HIV / AIDS është një problem i madh në vendin tim, në Afrikën e Jugut, dhe shpresoj që të ndihmoj që të gjithë të angazhohen për këtë çështje.-
Batutat e Ramës: Çfarë bën ti që qenke i vogël si Erion Braçe? - Albeu.com
Batutat e Ramës: Çfarë bën ti që qenke i vogël si Erion Braçe?
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme u bë pjesë e një familje, pjestarët e së cilës vuajnë nga diabeti.
Gjatë vizitës ai u ka dhënë lajmin e mirë se buxheti i vitit 2018 rimburson jo vetëm insulinën për diabetikët e çdo moshe, por edhe fishat e diabetit për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.
Gjatë bisedës, kryeministri ka kujtuar kohën kur ishte kryetar bashkie dhe hipte ne taksi.
“Më vjen shumë keq që jam shkëputur nga taksitë, se një herë në dy tre muaj kur isha kryetar bashkie se rrija dhe natën që shifja punimet e pastrimet edhe shkoja me një taksi edhe i thosha jepi tani…aty merr vesh cdo gjë”- tha Rama duke iu drejtuar të zotit të shtëpisë që punonte taksixhi.
Gruaja-Ramës: Po gjete ndonje qe flet shume, po ky nuk flet shumë.
Rama: Ti hypi një herë në makinë unë këtij e të shohim pastaj. Ka përmirësim të madh s’janë më si më përpara, dikur bënin policët taksinë, i binin në qafë atyre që ishin taksixhi.
Rama: Ca bën ti qenke si Erjon Bracce, i vogël fare. Shih si ta ka kaluar motra. Prandaj dhe flokët i mban përpjet ti, që të zgjatesh pak dhe të arrish motrën.
Rama: Rri se ishe mire me rritjen, mos na kujto plakjen se na shkaterrove fare. Ne rritemi nuk plakemi. /albeu.com/
Marin e mori funksionin e kryetarit të komunës së Aerodromit _ PORTALB
Kryetarja e Komisionit komunal zgjedhor, Aerodrom, Smiljka Teneva, sot në hapësirat e komunës Aerodrom, Zllatko Marinit ia dorëzoi vendimin për ndarjen e mandatit për kryetar të komunës.
Paraprakisht, siç kumtuan nga komuna Aerodrom, Marin ka mbajtur edhe një takim të shkurtër me kryetarin e deritanishëm, Ivica Konevski, me ç’rast edhe zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i funksionit të kryetarit të komunës.
Gjithashtu, në pranim-dorëzimin e sotëm solemn u ndanë edhe vendimet për 27 anëtarët e Këshillit të ri të Komunës Aerodrom.
Gjithmonë ke dy zgjedhje në jetë
Vettingu nis të funksionojë dhe tashmë edhe me shkarkime konkrete. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të largojë nga detyra komisionerin publik Heral Saraçi. Bëhet fjalë për një procedim të nisur nga ONM, i cili pretendonte se komisioneri kishte kryer tre shkelje. Shkelja e parë lidhet me rregulloren e komisionit, ku sipas ONM-së Saraçi nuk ka bashkëpunuar me komisionerin tjetër për krijimin e një rregullorje. Një shkelje tjetër lidhet edhe me rekrutimin e stafit. Megjithëse zoti Saraçi nuk ka pranuar që ka kryer shkelje, Kolegji vendosi shkarkimin e tij nga detyra. Pas daljes nga seanca, Heral Saraçi, ka pretenduar se ky është një veprim i padrejtë dhe do të ndjekë rrugët e tjera ligjore, duke apeluar vendimin. Po se ku do ta apelojë, sipas Saraçit, në këtë rast ligji është i paqartë.
Skënderbeu – Partizan, shpërblimet që kanë vendosur presidentët për lojtarët në rast të fitores - Sport.albeu.com
Skënderbeu – Partizan, shpërblimet që kanë vendosur presidentët për lojtarët në rast të fitores
Në “Elbasan Arena”, nesër (të enjten) Skënderbeu do të synojë të marrë fitoren e parë në grupin B të Ligë së Evropës në një ndeshje shumë të ndierë për të gjithë shqiptarët pasi përballë, korçarëve do të jetë një skuadër serbe.
Por, misioni nuk do të jetë aspak i lehtë për formacionin e Ilir Dajës. Edhe pse Skënderbeu e ka treguar shpeshherë që forca e vërtetë e kësaj skuadre bazohet te grupi dhe jo tek individët e veçantë, mungesat e dy lojtarëve titullarë siç janë sulmuesi i krahut Enis Gavazaj dhe mesfushori i talentuar nga Mali Bakary Nimaga pritet të peshojnë.
Të dy lojtarët janë të dëmtuar ashtu si edhe sulmuesi çek Martin Nespor i cili ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të zhvilluar disa seanca terapie. Ndërkohë presidenti Ardjan Takaj ka konfirmuar se edhe në këtë sfidë shpërblimi nuk ndryshon. Në rast fitoreje ndaj serbëve në xhepat e futbollistëve të Skënderbeut do të përfundojnë 100 mijë euro, ndërsa në rast barazimi shpërblimi do të jetë 50 mijë euro.
Kurse Partizan për këtë përballje të një rëndësie kaq të madhe ka përcaktuar një shpërblim prej 130 mijë eurosh në rast fitoreje ndaj skuadrës së Ilir Dajës.
Vlen të kujtohet se, Skënderbeu përballet për herë të parë me Partizanin e Beogradit, në arenën evropiane. /albeu.com/
Prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, pas seancës së sotme gjyqësore për lëndën -Dhuna në Qendër-, tha se Nikolla Gruevski është i akuzuar për vepër penale -dhunë- sipas Kodit penal, ku është parashikuar dënim me burg prej gjashtë muajve deri në pesë vite.
-Veprimet për të cilat ngarkohet ai dhe të akuzuarit e tjerë janë përshkruar hollësisht në propozimin prokurorial rreth të cilit po veprohet-, tha Fetai.
Vlerësoi se është pozitive ajo që sot përfundimisht filloi nxjerrja e dëshmive të propozuara nga ana e Prokurorisë.
-Ishte kryer marrje e drejtpërdrejtë në pyetje e dëshmitarit të parë, Andrej Zhernovski. Radhën tjetër vazhdojmë me marrje në pyetje në mënyrë të kryqëzuar të Zhernovskit nga ana e avokatëve, si dhe me dëshmitarët e tjerë të propozuar nga ana jonë-, theksoi Fetai. /albeu.com/
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politika Pensionale janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për sistemin pensional;
1.3. Harton analiza dhe raporte të rregullta në fushën e pensioneve;
1.4. Monitoron dhe raporton në baza të rregullta mbi numrin e përfitueseve nga skemat pensionale;
1.5. Ofron rekomandime për përcaktimin e vlerës së pensioneve, përshtatshmërisht kostos së jetesës;
1.6. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e pensioneve;
2. Udhëheqësi i Divizionit për Politika Pensionale raporton tek udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Politika Pensionale është katër.
Sulmi terrorist në Stamboll, 46 persona ende nën mjekim
Ish kryeministri Sali Berisha dhe figura më e rëndësishme në Partinë Demokratike pas kryetarit Lulzim Basha, ka vlerësuar protestën sipas tij të suksesshme të zhvilluar kundër çmimeve të larta.
Ish numri 1 i ekzekutivit e ka quajtur shtetin aktual,si një shtet policor që shumë shpejt do të zëvendësohet.
“Të dashur miq, sot qytetarët shqiptarë pa dallime partiake çelën me sukses të plotë sezonin e protestave mbarë popullore kundër rritjes së taksave të naftës dhe taksave të tjera, kundër rritjes të çmimit të energjisë, tarifave studentore, papunesisë, varferisë dhe për zëvendesimin e shtetit policor të klikës Rama-Meta me shtetin ligjor” tha Sali Berisha
Më shumë në këtë kategori: « KQZ bën apel për vendoret: 183 njësi nuk kanë sjellë informacion
Ministri i ri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, priti drejtuesit e KOK-ut - News - Komiteti Olimpik i Kosovës
Një lajm i mirë për të gjithë ata që adhurojnë gjumin e mëngjesit. Sot, akrepat e orës janë kthyer 60 minuta mbrapa.
Si rezultat i këtij ndryshimi nata do të jetë më e gjatë dhe dita më e shkurtër.
Ndryshimi i orës diellore do të ndodhë sërish të dielën e fundit të muajit mars.
Më shumë në këtë kategori: « Para se të shkonte në Prokurori, Tahiri shëtit në këmbë në krah të gruas
Gjekmarkaj: Basha nuk ka luksin për të larguar Topallin dhe Patozin, si do ia shpjegojë elektoratit…?!
Në këtë takim është theksuar se Misioni i MSh-së dhe Qeverisë është i qartë që viti 2018 të jetë viti i ndryshimit në këtë sektor , duke krijuar kushte më të mira për personelin, pajisje dhe infrastrukturë të re, të cilat do të reflektojnë edhe me shërbime më cilësore dhe në çdo kohë për qytetarët e vendit.
Ballina BALLINA Të hënën nis fushata e zgjedhjeve lokale
Të hënën nis fushata e zgjedhjeve lokale
Të hënën më 25 shtator nis fushata elektrorale e zgjedhjeve lokale të cilat do të duhet të mbahen më 15 tetor.
Fushata e rrethit të parë përfundon më 13 tetor në mesnatë. Në këto zgjedhje për kryetar komune dhe këshilltarë komunalë garojnë kandidatët e 19 partive dhe koalicioneve dhe 64 kandidatë të pavarur.
E para në listën votuee është Partia Social Demokrate e Maqedonisë (PSDM), e 2-ta Aleanca për Shqiptarët nga Kualicioni UNITETI dhe RDK, e 3-ta BDI, VMRO-DPMNE e 7-ta, BESA e 14-ta, PDSH e 15-ta ndërkaq LSDM e 19-ta.
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme, e shtunë 23 shtator 2017
Moggi i shpall luftë trajnerit me emër: Ti nuk di asgjë, nuk fiton kurrë trofe - Sport.albeu.com
Luciano Moggi është duke vijuar jetën e tij në Itali dhe së fundmi është bërë protagonist. Ai teksa u intervistua nga “Sport Italia” ka akuzuar trajneri e Napolit, Mauricio Sarrin, duke thënë se trajneri nuk ka për të pasur sukses me skuadrën e tij në Europë, madje nuk ka për të fituar asnjë trofe.
“Juventusi nuk ka pasur kurrë nevojë për aksionerë. Kështu ka ndodhur edhe në kohën time. Sepse fitohen kampionate, Kupa të Italisë, shkohet në finale të Championsit. Ku e di Sarri sa fitohet në finalen e Ligës së Kampionëve? Ai nuk ka shkuar kurrë. Këtë sezon është eliminuar nga Kupa e Italisë, Liga e Kampionëve dhe Liga e Europës.
Në kampionat janë edhe 30 pikë në lojë dhe Napoli nuk mund të nënvlerësohet. Pak më parë kam thënë se Juventusi do fitojë kampionati, pasi e njoh ambientin. Juventusi është ambient, ku duhet fituar patjetër. Te Napoli le të shikohen në pasqyrë që luajnë mirë, por kjo është ndryshe nga Juventusi, ku në pasqyrë shikohet si fitohet. Atë top që i dhanë Insigne, nëse ia japin Dybalas dhe Higuainit, është gol. Derisa te Napoli të jetë Sarri, ky ekip nuk do të fitojë asgjë” , deklaroi Moggi. /albeu.com/
Në minutat e fundit të takimit Lacio u mundua që të Barazonti por nuk ja arriti.
Gazetarja maqedonase: Nëse do formohet Qeveria LSDM – BDI, populli do ti marrë në dorë institucionet (VIDEO)
Gazetarja kontroverse proqeveritare, Mirka Velinovska në emisionin “Në Qendër” të Vasko Eftov ka theksuar se edhe nëse LSDM dhe BDI bëjnë qeverinë, ajo nuk do të jetë jetëgjatë, pasi që populli do ti marrë në duar institucionet.
Ajo megjithatë thotë se nuk beson se këto dy parti do të arrijnë të bëjnë qeveri.
Ajo është thuajse gjithmonë nën shoqërinë e motrave dhe vëllezërve të saj, si në daljet publike ashtu edhe kur shijon pushimet.Bëhet fjalë për Chloe Goodman, e cila së bashku me dy motrat e saj, Lauryn dhe Amelia, janë duke shijuar pushimet në ishujt magjikë të Maldiveve.
Tre motrat ia kanë shtuar edhe më shumë mrekullinë ishujve, me paraqitjen e formave të tyre perfekte dhe tejet tërheqëse.
Veçanërisht Chloe, e veshur me bikini portokalli, ka tërhequr vëmendjen, si të pushuesve ashtu edhe të ndjekësve të saj në rrjetet sociale, me fotot e postuara.
Previous articleModelja e famshme lë pa frymë fansat me imazhe të nxehta në rrjetet sociale
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare verilindore.
Temperaturat e mëngesit do të lëvizin prej 2 deri 10 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 17 deri 26 gradë celcius.